Një burrë 59-vjeçar i identifikuar si Ekrem Sadiku, dje theri me thikë katër kalimtarë të rastit në Ferizaj.
Sot është publikuar një pamje nga një kamerë aty afër, kur i dyshuari shihet duke ndjekur pas dy vajza.
Pamjet e siguruara nga Top Channel, tregojnë të dyshuarin duke iu shkuar nga pas dy vajzave të cilat i theri me thikë, njëra prej tyre 10-vjeçare e cila fillimisht ishte në gjendje të rëndë, por më pas stabile.
I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës, ndërsa nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarjeje.