Haxhiu: 85 euro e kanë pagu demolimin e një dere

Haxhiu: 85 euro e kanë pagu demolimin e një dere

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për keqpërdorim të buxhetit të shëndetësisë. Haxhiu ka theksuar se fondet e destinuara për sektorin e shëndetësisë nuk po shpenzohen siç duhet, duke vënë në pikëpyetje transparencën dhe menaxhimin efikas të këtyre mjeteve.

Ai ka kërkuar që autoritetet të japin llogari për mënyrën se si janë shpenzuar këto para dhe ka kërkuar masa urgjente për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend, transmeton Gazeta Enigma.

“Kur ti e pagun 32 euro metrin katror për me e largu një tepison prej zyrës, jo krejt tepsionin po metrin katror, 32 euro e kanë pagu për demolimin e tepisonit”, ka thënë Haxhiu.

“85 euro e kanë pagu me e hjekë një derë, me e demolu një derë në klinikën e gjinekologjisë dhe të urologjisë. Ministria i ka udhëheqë procedurat”.

“Unë për këtë po them, ky nuk është modernizim”.

Related Articles