Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përfaqësues në role vendimmarrëse

Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përfaqësues në role vendimmarrëse

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ishin sonte në Pejë.

Lidhur me këtë, Kurti thotë se me Krasniqin në krye të Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, kanë qeverisur në këtë mandat, duke garantuar që komuniteti egjiptian të jetë i përfaqësuar në institucione dhe në role vendimmarrëse duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në progresin dhe zhvillimin e vendit.

“Për komunitetet joshumicë kemi ndarë grante për fermerë, zbatuar projekte që kanë rritur punësimin, kemi rindërtuar e rinovuar shtëpi, kemi ndarë mjete për arsim, subvencionuar energjinë, përkrahur të rinjtë, mbështetur familjet, investuar në infrastrukturë e kulturë, për ta bërë ndryshimin e prekshëm në çdo sferë të jetës e për çdo qytetar pa dallim”, ka shkruar i pari i qeverisë në Facebook.

“Me IRDK-në dhe me Kryetarin Krasniqi, bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer dhe angazhimi i frytshëm e rezultativ në shërbim të qytetarëve dhe posaçërisht komunitetit egjiptian. Vazhdojmë drejt punëve të mbara e sukseseve të përbashkëta”.

Related Articles