Notat e lojtarëve në ndeshjen Shqipëri – Çeki

Notat e lojtarëve në ndeshjen Shqipëri – Çeki

Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në atë që ishte ndeshje tejet e ekuilibruar, që të dyja ekipet patën rastet e tyre për gol, por nuk ia dolën të shënojnë.

Shqipëria rastin më serioz për të kaluar në epërsi e pati me Qazim Laçin në minutën e 44-të, por gjuajtjen e tij me kokë e priti portieri mysafir.

Lojtari më i mirë në këtë ndeshje sipas Sofascore është çeku Vladimir Coufal i cili u vlerësua me notën 7.6.

Tek Shqipëria në anën tjetër lojtari më i mirë në fushë u shpall Qazim Laçi me notën 7.5, teksa me paraqitje të mira u vlerësuan edhe Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami që morën notën 7.2.

Shqipëria do ta luajë edhe ndeshjen e fundit ndaj Ukrainës të martën, aty ku do të vendoset përfundimisht fati i kualifikimit.

Related Articles