Tensionet në shtëpinë më të njohur në vend vetëm sa po vijnë e shtohen.
Të izoluar krejtësisht nga bota e jashtme, banorët e Big Brother VIP Kosova pothuajse të shumtën e kohës e kalojnë duke debatuar me njëri-tjetrin.
Dy konkurrentët të cilët njihen për diskutimet e tyre të ashpra, Xheneta dhe Xuxi, sërish kanë nis të mos pajtohen me njëri tjetrin.
Teksa modelja po pastronte në lavanderi, këngëtari foli në gjermanisht me Edin, konkurrentin e ri të këtij formati.
“Shqip duhesh me fol në Big Brother, a nashta ke harru e po dëshiron me dal apët në nominim”, u shpreh Xheneta drejt Xuxit.
Kur Xuxi pyet nësë don të flas në Suedisht, e njëjta i thotë se “Suedia nuk pranon tulifar njeriu aty”.
Këngëtari iu kthye me po të njejtën monedhë duke i thënë se nëse kanë pranuar të Lupçit, do të pranojnë edhe të Prishtinës. /Gazeta Enigma