Haradinaj me akuza ndaj Kurtit: Kandidat shumë serioz për burg

Haradinaj me akuza ndaj Kurtit: Kandidat shumë serioz për burg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti, raporton Gazeta “Enigma”.

Haradinaj ka theksuar se Kurti po përballet me çështje të rënda korrupsioni ndaj dhe e ka cilësuar si kandidat shumë serioz për të përfunduar në burg.

”Kurti është kandidat shumë serioz me përfundu në burg për korrupsion”, ka deklaruar pretendenti për kryeministër nga radhët e AAK-së sonte në Politiko.

Ndër tjera, ai ka përmendur edhe përplasjet e Kurtit me institucionet e drejtësisë në vend.

Haradinaj tha se sa here që Prokuoria e heton për korrupsion, Kurti e sulmon e sulmon atë institucion. /Gazeta Enigma/

Related Articles