Në 24 orët e fundit, autoritetet e Kosovës kanë shqiptuar gjithsej 1,710 gjoba ndaj kundërvajtësve në trafik.
Këto masa janë marrë si pjesë e përpjekjeve për rritjen e sigurisë rrugore dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të trafikut, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 19 aksidente trafiku me persona të lënduar.
Ndërkaq, në 36 aksidente ka pasur vetëm dëme materiale./GazetaEnigma/