Shqipëria sonte do të përballet me Ukrainën.
Kjo përballje mes kombëtareve do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
E zakonshëm, festa e tifozëve kuqezi ka nisur qysh orë më parë, teksa kanë kënduar këngë patriotike.
Siç raporton A2CNN, transmeton Gazeta Enigma, disa tifozë kanë ardhur nga Teksasi për këtë takim të kombëtares.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45, dhe me këtë rast do të vendosë gjithçka për këtë edicion të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë në rast fitoreje shpresojnë të kapin vendin e parë në grup, nëse sfida tjetër mes Çekisë dhe Gjeorgjisë do të mbyllej në barazim. /Gazeta Enigma