Vrasja mafioze e Klajdi Prendit, gjendet arma e krimit në Audinë e atentatorëve

Vrasja mafioze e Klajdi Prendit, gjendet arma e krimit në Audinë e atentatorëve

Është gjetur arma e krimit, një pistolete me silenciator, që dyshohet se është përdorur për të ekzekutuar Klajdi Prendin, djalin e ish-gjyqtarit Fran Prendi.

Gjetja e armës së krimit mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe në identifikimin e autorëve të krimit. Hetimet vijojnë dhe priten më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje.

U raportua se arma e krimit u gjet në automjetin tip Audi, ku udhëtonin atentatorët.

Vetura u gjet e djegur në zonën e Farkës, rreth 30 minuta pas atentatit mafioz ndaj 28-vjeçarit./GazetaEnigma/

Related Articles