Në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për dy prona në pronësi të shtetasve F.K dhe M.K.
Ky veprim është pjesë e hetimeve në lidhje me aktivitete të dyshimta, ku pasuritë e dy individëve do të merren nën kontroll deri në përfundimin e procesit gjyqësor, transmeton Gazeta Enigma.
Masat e tilla kanë për qëllim të sigurojnë që pasuritë të mbeten të paprekura gjatë hetimeve dhe të garantohen kërkesat e mundshme të drejtësisë.
Pasuritë e sekuestruara janë:
Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;
kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë;
kati nëntokë 139 m2,
kati i parë 79 m2,
kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2 – në pronësi të shtetases F.K., me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.
Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;
kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë,
kati nëntokë 139 m2,
kati i parë 79 m2,
kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të M.K., me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 Nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive.