Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka kujtuar babanë e tij, Xhemail Mustafën në 24-vjetorin e vrasjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa thotë se babai i tij u vra pasi guxoi të ëndërronte për lirinë me plot zë.
“‘Hë Bes, a ka diçka?’, m’pyeti nana, kur po hyja në banesë mendjen mjegull, emocionet e shkapërderdhura nga gëzimi në mallëngjim, në huti, shpresë, ankth… ‘Djalë, nanë. Gem ia lash emrin, i përgjanë emrit të babës, Xhem-Xhemail.’ ‘Uh nanës, prej sot n’deksha, shkoj pa zhig.’”, ka shkruar deputeti i LDK-së.
“Sot 24 vjet, e vranë babën se guxoi me ëndrru’ për lirinë tonë plot zà, publikisht, përtej përshpërimave. Ëndrra e babës Xhemë frymon në brezin e tretë, në Gemin katër muajsh”, ka shkruar ai.