Presidentja Vjosa Osmani ka vijuar traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan, me senatorë demokratë e republikanë.
Gjatë takimit në Forumin e Sigurisë në Halifax, Osmani tha se shprehu mirënjohje ndaj mbështetjes bipartizane dhe rolin e jashtëzakonshëm të dy dhomave të Kongresit Amerikan për mbështetjen e paqes e sigurisë në Kosovë.
“Në Forumin e Sigurisë në Halifax, vijuam traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan, me senatorë demokratë e republikanë. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen bipartizane dhe rolin e jashtëzakonshëm të dy dhomave të Kongresit Amerikan për mbështetjen e paqes e sigurisë në Kosovë si dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Osmani.