Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është takuar me mërgatën në Gjermani, nga ku tha se diaspora foli me “zë të fuqishëm” në Hanover.
Hamza tha se mori “përkrahje të madhe, entuziazëm dhe vullnet të fortë për ta bërë Kosovën më të mirë”.
“Një përkrahje e madhe, me entuziazëm dhe vullnet të fortë për ta bërë Kosovën më të mirë. Diaspora është forcë dhe potencial i Kosovës. Është urëlidhje e jona me demokracitë dhe ekonomitë më të zhvilluara në botë. Ne, mundemi ma mirë. Ne, bashkë, siç kemi mundur në vitet e 90-ta, do të mundemi edhe tash. Me diasporën, Kosova mundet ma mirë! Shtëpia e zemrës, Kosova, do të bëhet shtëpia e së ardhmes së përbashkët!”, ka shkruar Hamza në Facebook.