Erdogan flet në telefon me Putin, do që të zgjerojë bashkëpunimin tregtar me Rusinë

Erdogan flet në telefon me Putin, do që të zgjerojë bashkëpunimin tregtar me Rusinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka treguar se gjatë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, është theksuar dëshira që të zgjerohet bashkëpunimi tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.

“Presidenti Erdogan ka deklaruar se ai synon rritjen e bashkëpunimit në mes të Turqisë dhe Rusisë në disa drejtime, përfshirë zgjerimin e volumit tregtar”, ka thënë Presidenca turke përmes një deklarate, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Enigma.

Ndonëse ka qenë e shpejtë në dënimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, Turqia mban qëndrim neutral për këtë konflikt rreth trevjeçar, dhe nuk i ka ndjekur politikat e Perëndimit për vendosje të sanksioneve kundër Moskës. /Gazeta Enigma

Related Articles