Prishtina dhe Ballkani janë ballafaquar sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Kjo ndeshje e cila filloi në ora 17:00, përfundoi me rezultat 1 – 1.
Në minutën e 32- të ndeshjes, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Bleart Tolaj.
Ndërkaq, goli i barazimit erdhi në pjesën e dytë në minutën e 61’të nga Leutrim Kryeziu.
Ballkani aktualisht shkon në kuotën e 26-pikëve, në pozitën e dytë derisa Prisghtina në pozitën e katërt me 22-pikë. /Gazeta Enigma