Nënkoloneli i ushtrisë shqiptare, Besnik Fana, sot është dekoruar nga Komuna e Deçanit me titullin qytetar nderi.
Kjo për shkak të përvjetorit të pavarsisë së Shqipërisë.
Në mbledhjen solemne për festat e nëntorit, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se në këtë mënyrë po nderojnë të gjithë ushtrinë shqiptare.
“Kemi përzgjedhur nënkolonelin Besnik Fana jo si emër i përvetshëm por si emër ku nderojmë luftëtarin shqiptar dhe ushtrinë e Shqipërisë”, tha Ramosaj. /Gazeta Enigma