Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, sot ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, duhet t’i kthejë dylbitë kah problemet e vendit, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Haziri në “DTP te Fidani” ka shtuar se Kurti i ka 1 milionë probleme ndër tepih.
“Fjalori i tij që e ka për më shumë se dy vjet, fjalori i militarizuar, i luftës, vizita e depove të municionit, marrja me strukturat e sigurisë, në veçanti me policinë e shtetit, fotografia para bajraktarit, fotografia para njësive ushtarake, kur ra brenda ju thotë burrave e grave të njësive të specializuara të policisë dhe organeve tjera të sigurisë, ‘hajt se s’keni bërë asgjë’. Kjo është shumë e vërtetë. Para se me u bë kryeministër, ju ka thënë njësive të specializuara se ata janë djem që i shohin tërë ditën muskujt e tyre në pasqyrë. Armatim ka mbledhur Rankoviqi kundër shqiptarëve, por kurrë se kanë ndalur. Shqiptarët ende e kanë memorien e freskët”, tha fillimisht Haziri.
“E kryeministri duhet t’i kthejë dylbitë nga problemet e brendshme në Kosovë. 1 milion probleme ndër tepih të shtëpisë së vetë i ka”.