Një rast i dhunës në familje u raportua në Polici nga dy motra të cilat u sulmuan me thikë nga vëllau i tyre, raporton Gazeta “Enigma”.
Rasti ka ndodhur qytetin e Gjilanit, ku dy viktimat kishin shkuar në shtëpinë pasi babai i tyre ishte ndarë nga jeta – por që u përballën me vëllain.
Për motive akoma të panjohura, i dyshuari ka kanosur me thikë viktimat, duke kërkuar që të largohen, me pretendimin se shtëpia është vetëm e tij.
Rasti u denoncua dhe si rezultat, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Gjilan / 24.11.2024 – 21:30. “Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi i njëjti kishte kanosur dy femra/kosovare, duke kërkuar nga to që të dilnin nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/