57 aksidente dhe mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë

57 aksidente dhe mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një nga arsyet kryesore për aksidentet e shumta që ndodhin çdo ditë.

Një prej mënyrave më të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve është gjobitja e atyre që shkelin rregullat e trafikut, shkruan Gazeta Enigma.

Kjo masë, e cila është pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë në rrugë, synon të nxisë sjelljen më të përgjegjshme të shoferëve dhe të parandalojë aksidentet që mund të kenë pasoja të rënda.

Policia ka bërë të ditur se se 1 mijë e 898 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 57 aksidente, 18 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 39 vetëm me dëme materiale./GazetaEnigma/

Related Articles