Osmani takon ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, flasin për dhunën seksuale gjatë luftës

Osmani takon ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, flasin për dhunën seksuale gjatë luftës


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila po qëndron në një vizitë zyrtare në Kolumbi, ka njoftuar se ka takuar ministrin e jashtëm të këtij vendi, raporton Gazeta Enigma.

Temë e diskukutimit sipas presidentes ishte dhuna seksuale gjatë luftës. “Si Kosova, ashtu edhe Kolumbia, por edhe shumë vende anëkënd botës, e njohin dhimbjen e thellë që shkakton dhuna seksuale gjatë luftës”.

Tutje ajo theksoi se “Kjo armë lufte shkakton vuajtje të thella dhe vështirë të rikuperueshme. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fuqizimin e zërit të të mbijetuarve, si dhe avancimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishin në fokus të takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo”. / Gazeta Enigma.

Related Articles