Abdixhiku premton rritjen e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Abdixhiku premton rritjen e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka prezantuar në Vushtrri planin e kësaj partie për arsimin.

Abdixhiku ka thënë se planifikojnë që mësimi tërëditor të zhvillohet në së paku pesë komuna të Kosovës.

Abdixhiku ka përmendur rritjen e pagave për mësimdhënësit e reduktimin e numrit të nxënësve nëpër klasët e shkollave fillore.

“Programi ynë për arsim! Ndryshim thelbësor për gjenerata. Nga mësimi gjithëditor deri tek digjitalizimi i shkollave. E ardhmja ndërtohet sot. Ndiqeni planin tonë ambicioz”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Ai përmendi rritjen e koeficientit të pagave “qysh në javën e parë”.

“Një mësues që e merr pagën sot 671 euro, në javën e parë të qeverisjes sonë do ta ketë pagën 840 euro”, tha Abdixhiku.

“Programi ynë parasheh reduktimin e numrit të nxënësve nëpër klasat e shkollave fillore në jo më shumë se 20 sosh”, tha ai.

Ai po ashtu ka premtuar ndërtimin e çerdheve.

Related Articles