Kryeministri izraelit, Netanyahu, ka njoftuar se kabineti i tij i sigurisë do të miratojë një marrëveshje armëpushimi për të ndërprerë luftimet me Hezbollahun në Liban.
Ndërkaq, udhëheqësi i Hezbollahut, Mahmoud Qamati ka deklaruar se grupi nuk e ka parë ende marrëveshjen përfundimtare të armëpushimit me Izraelin.
Qamati foli për rrjetin e lajmeve satelitore të Katarit Al Jazeera dhe theksoi se grupi militant nuk e ka parë ende marrëveshjen në formën e saj përfundimtare, raporton AP, transmeton Gazeta Enigma.
“Pas shqyrtimit të marrëveshjes së nënshkruar nga qeveria armike, ne do të shohim nëse ka një përputhje mes asaj që kemi deklaruar dhe asaj për të cilën është rënë dakord nga zyrtarët libanezë”, ka thënë ai.
“Ne duam një fund të agresionit, sigurisht, por jo në kurriz të sovranitetit të shtetit të Libanit”, ka shtuar ai, duke iu referuar qartë këmbënguljes së Izraelit për të ruajtur të drejtën për të goditur në Liban nëse beson se Hezbollahu është duke shkelur kushtet e marrëveshjes. /Gazeta Enigma