Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër dhjetë të pandehurve, nën dyshimin për veprën “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, e kryer në grup.
10 të pandehurit me inicialet: O.F, A.U, A.K, SH.K, K.M, A.M, F.ZH, G.H, N.J, dhe V.K, dyshohet se gjatë viteve 2022 – 2024, duke vepruar si grup e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të transportit të lëndëve narkotike të llojit marihuanë, që për qëllim kishte shitjen dhe shpërndarjen në territorin e Republikës së Kosovës dhe transportin e lëndëve narkotike në shtetin e Turqisë.