Pacolli për Naim Murselin: Njerëzit e ligë keqpërdorën fotot

Pacolli për Naim Murselin: Njerëzit e ligë keqpërdorën fotot

Behgjet Pacolli, deputet i Kuvendit të Kosovës, ka folur në lidhje me Naim Murselin, i cili dyshohet se ka porositur vrasjen e gruas së tij, Liridonës.

Në një intervistë në Shqipëri, Pacolli ka treguar se si e njohur Murselin, i cili mëpastaj kishte punuar për Pacolli gjatë kohës sa ky ishte ministër i Punëve të Jashtme.

Pacolli ka pasur kritika për mënyrën se si u trajtua kjo çështje në mediat në Shqipëri.

“Kur ndodhi kjo tragjedia me të, mediat, sidomos në Shqipëri, e kanë trajtu aq keq këtë mënyrë…Ai djalë ka qenë po pak invaziv. Nëse të kish taku qetu, menjëherë kish ardh me telefon a bën një selfie. Edhe ai ka qenë një fetishist i madh i të qenit me njerëz të famshëm. Normalisht ku kam qenë unë, ai ka qenë gjithmonë aty në fotografi. Nëse kam qenë me dikënd tjetër, ai është fotografu afër. Normalisht ka pas shumë fotografi në Facebook’un e tij. Këto ia filluan me u keqpërdorë prej disa njerëzve të ligë këtu në Shqipëri” – ka deklaruar Pacolli.

Related Articles