OSBE: Dënojmë sulmin në Zubin Potok, po monitorojmë sigurinë e brishtë në veri

OSBE: Dënojmë sulmin në Zubin Potok, po monitorojmë sigurinë e brishtë në veri

Misioni i OSBE-së ka dënuar ashpër sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, i ndodhur më 29.11.2024.

OSBE-ja e ka konsideruar këtë akt si një kërcënim ndaj sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe ka bërë thirrje për hetim të shpejtë dhe ndëshkim të autorëve të tij. Misioni ka shprehur solidaritet me qytetarët dhe institucionet e Kosovës në përpjekjet për të ruajtur rendin dhe sigurinë, shkruan Gazeta Enigma.

OSBE-ja thotë se po monitorojnë “sigurinë e brishtë” në veri pas incidenteve të fundit me granata, teksa theksojnë se përngjashmëria është çelësi për rikthimin e ndjenjës së sigurisë për të gjithë.

“Misioni, pa mëdyshje dënon sulmin në infrastrukturën në Zubin Potok, i cili ndërpreu ujin dhe rrezikoi furnizimin me energji elektrike për shumë njerëz. Ne po monitorojmë sigurinë e brishtë në veri pas incidenteve të fundit me granata. Përgjegjshmëria është çelësi për rikthimin e ndjenjës së sigurisë për të gjithë”- thuhet në reagimin e OBSE-së./GazetaEnigma/

Related Articles