Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Ibër Lepenc, duke shprehur shpresën se autorët do të identifikohen dhe do të përballen me drejtësinë.
Ajo theksoi rëndësinë e ndjekjes së përgjegjësve dhe të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajon, shkruan Gazeta Enigma.
Në njoftimin e kësaj ministri thuhet se shprehin solidaritet me Kosovën dhe gatishmëri për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme.
“Shpresojmë që autorët e sulmit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur. Shfrytëzojmë rastin që të shprehim solidaritetin tonë me Kosovën dhe gatishmërinë për të ofruar çdo ndihmë që është nevoja. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin në rajon”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie./GazetaEnigma/