Rashiq: Sulmet po i kryejnë individë të caktuar, s’ka më grupe kriminale në veri

Rashiq: Sulmet po i kryejnë individë të caktuar, s’ka më grupe kriminale në veri

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq thotë se grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri të Kosovës.

Sipas tij, sulmet e fundit terroriste në atë pjesë të vendit po bëhen nga individë të caktuar.

Rashiqi akuzoi Serbinë për presion ndaj komunitetit serb në Kosovë.

“Nuk shoh grupe siç thoni ju, por unë shoh individ. S’kam pa veprime të tyre siç thoni ju. Shoh veprime të individëve potencialisht kjo që po përmendi për Zveçan dhe kështu me radhë. Nëse mungon ose ka ekzekutuar një numër i policëve atje dhe ata kanë qenë të vendosura në kapacitetet që kanë pasur deri tani, unë nuk e shoh nevojë që të ndërtohen nënstacione të reja. Po ashtu kur KFOR-i është aty dhe është më i kyçur në mbrojtjen e kufijve të jashtëm. Pra pse po duhen nënstacione të reja kur i kemi tërë këto kapacitete”, theksoi ai për KosovaPress.

Ministri vlerëson se nuk ka rrezik potencial për përsëritjen e sulmit terrorist, sikurse ai i vitit të kaluar në Banjskë.

“Konsideroj se janë individët që kanë qenë të angazhuar në grupe apo banda që për momentin nuk operojnë. Unë nuk e shoh në atë aspekt që të bëhet e madhe që ekzistojnë banda që janë në ilegalitet dhe tash janë në heshtje dhe po dërgojnë mesazhe për me bërë një gjë të tillë. Situata është shumë më ndryshe tani. Ka më shumë siguri personale dhe kjo shihet në raportet e UNDP-së ku ndenja personale e sigurisë është rritur në veri…Edhe nëse ka janë individ që s’kanë ndonjë organizim siç thoni ju për banda”, deklaroi Rashiqi.

Megjithatë, ai kërkoi nga kryeministri Albin Kurti që mos të veprojë me vrazhdësi në veprimet e tij për sundim të ligjit në veri.

Duke folur për vendimet për mbylljen e strukturave paralele serbe dhe ndalimin e qarkullimit të dinarit, ai tha se ekzekutivi duhet të veprojë me më shumë informim për komunitetin serb dhe transparencë.

“Disa veprime kanë pasur mundësi që të dizajnohen pak më ndryshe apo me një periudhë adaptimi…Unë e di që Qeveria Kurti është këmbëngulëse në respektimin e ligjit dhe s’kam asgjë kundër. Por unë jam vetëm që të mundësohet një periudhë adaptimi. Një periudhë sensibilizuese dhe informuese, ku njerëzit të kenë kohë dhe jo të veprojë në mënyrë të vrazhdë. Pra të veprohet me informim dhe transparencë”, theksoi Rashiqi.

Krahas kësaj, ministri thotë se komuniteti serb në veri po mirëpret bizneset kosovare të hapura rishtazi atje, përkundër presioneve të Listës Serbe.

Duke folur për zgjedhjet e 9 shkurtit, ai tha se Beogradi zyrtar ka filluar presionin ndaj qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë për të votuar për Listën Serbe.

“Disa veprime kanë pasur mundësi që të dizajnohen pak më ndryshe apo me një periudhë adaptimi…Unë e di që Qeveria Kurti është këmbëngulëse në respektimin e ligjit dhe s’kam asgjë kundër. Por unë jam vetëm që të mundësohet një periudhë adaptimi. Një periudhë sensibilizuese dhe informuese, ku njerëzit të kenë kohë dhe jo të veprojë në mënyrë të vrazhdë. Pra të veprohet me informim dhe transparencë”, deklaroi ministri.

Krahas kësaj, Rashiqi tha se komuniteti serb në veri po mirëpret bizneset kosovare të hapura rishtazi atje, përkundër presioneve të Listës Serbe.

Duke folur për zgjedhjet e 9 shkurtit, ai tha se Beogradi zyrtar ka filluar presionin ndaj qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë për të votuar për Listën Serbe.

Sipas tij, besimi i qytetarëve serb të Kosovës ka rënë për Listën Serbe, mirëpo thotë se të njëjtit po shantazhohen, ndërsa theksoi se ish nënkryetari i Listës Serbe, kryeterroristi, Milan Radoiçiq ka ende ndikim në këtë parti.

“Kur nisin presionet në veçanti prej këtij regjimi hibrid që është dhe ku shantazhohen njerëzit, prej bllokadës dhe mbajtjes në kufi, deri në asistencë sociale që mund të merrni. Ata njerëz kur dalin dhe bëjnë një presion të madh, ata nuk zgjedhin a pajtohem me ideologjinë time, por ai voton që ta shpëtojë veten dhe familjen për asistencën sociale. Ne po përpiqemi të fitojmë sa më shumë por i kuptoj edhe njerëzit që janë të frikësuar…  Normale kjo shihet vet. S’ka ndonjë diskutim. Besoj që po, por s’kam ndonjë informatë të saktë. Veprimi ose operimi i Listës Serbe vazhdon ashtu siç ka qenë para Banjskës”.

Mes tjerash, ai foli edhe për rrahjen e ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq në Mitrovicë të Veriut.

“Sa i përket Rakiqit dihet se është një sekret publik që ai ka pasur një përleshje aty. Njeriu që e ka sulmuar Rakiqin ka qenë i mashtruar më herët nga ai. Kjo është reflektim i mashtrimeve, të cilat i ka bërë Lista Serbe dhe manifestohet në këto forma”.

Related Articles