“Vuçiq ka probleme brenda Serbisë, prandaj po bën lojë në Kosovë”

“Vuçiq ka probleme brenda Serbisë, prandaj po bën lojë në Kosovë”

Vëzhguesja e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Ivana Stradner, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka probleme serioze brenda Serbisë, “prandaj edhe po bën lojë me situatën në Kosovë”.

“Kjo është loja topike e Vuciq për të shpërqendruar Perëndimin dhe të vendos presion të mëtutjeshëm brenda Serbisë”, tha Stradner në një postim në X.

Stradner, e cila po ashtu është specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, i bëri këto komente pas sulmit të mbrëmshëm terroristë në kanalin e ujit në Ibër – Lepenc në veri të Kosovës.

Sipas saj, Vuçiqi do të përdor strategjinë e eskalimit për të deeskaluar dhe të pozicionohet si pioner i stabilitetit, “duke shantazhuar Perëndimin se nëse duan që situata mos të tensionohet edhe më tutje, duhet mbështetur Vuciqin”.

“Megjithatë, kjo lojë e vjetër e tij është tashmë e njohur për Brukselin e Uashingtonin. Ata e njohin këtë skenar bajat të tij”, u shpreh Stradner. /Gazeta Enigma

Related Articles