Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar, e ka dënuar sulmin që ndodhi mbrëmë në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit.
Pirc Musar ka theksuar se çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm dhe frikacak.
“Unë qëndroj në solidaritet me të gjithë të prekurit. Jam e bindur se autorët do të gjenden dhe do të vihen para drejtësisë”, ka shkruar Pirc-Musar.