Sërish reduktime uji në Fushë Kosovë, Obiliq e Drenas – shkak shpërthimi në Ibër – Lepenc

Sërish reduktime uji në Fushë Kosovë, Obiliq e Drenas – shkak shpërthimi në Ibër – Lepenc

Kompania Rajona e Ujësjellësit “Prishtina”, së fundmi ka njoftuar se në komunat Fushë Kosovë, Obiliq e Drenas, do të ketë sërish reduktime nga ora 16:00 e deri në ora 20:00.

Sipas këtij njoftimi, për shkak të intervenimeve inxhinierike mbrëmë në kanalin e Ibër Lepencit për të parandaluar rrjedhjet e ujit, nga pamundësia që të marrim sasi të mjaftueshme të ujit nga kanali.

Këto komuna ishin përballur me reduktime të ujit edhe të shtunën si pasojë e shpërthimit në kanalin e Ibër Lepencit që ndodhi në orët e vona të së premtes.

Furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët ishte bërë nga cisternat. /Gazeta Enigma

Related Articles