Nënshkruhet vendimi – Qeveria mbulon shpenzimet për protezat e invalidëve civilë të luftës

Nënshkruhet vendimi – Qeveria mbulon shpenzimet për protezat e invalidëve civilë të luftës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar lidhur me një vendim që ka marrë.

Ai është shprehur se do të mbulohen shpenzimet për protezat e invalidëve civilë të luftës.

“Pas vendimit për mbulimin e kostove për proteza për veteranët e UÇK-së, sot kam nënshkruar vendimin që mbulon shpenzimet për proteza edhe për të gjithë invalidët civil të luftës”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Në mars të këtij viti, ministri i Shëndetësisë pati marrë vendim për mbulimin e kostove për protezat për veteranët e UÇK-së. Vendimi ishte mirëpritur nga kjo kategori.

Ky trajtim mjekësor, siç pati thënë Vitia më herët, kryhet aktualisht jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe ka të bëjë me ndërrimin, mirëmbajtjen dhe vendosjen e protezave për invalidët e luftës. /Gazeta Enigma

Related Articles