LVV i shpall zgjedhjet e brendshme rreth kandidatit për kryeministër

LVV i shpall zgjedhjet e brendshme rreth kandidatit për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se i ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryeministër për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, raporton Gazeta “Enigma”.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kandidaturat mund të shpallen nga sot 4 dhjetor deri më 8 dhjetor.

“Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje, përkitazi me kriteret e përcaktuara statutore, duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 4.12.2024 deri me datë 8.12.2024 pranë KZP (Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm)”, thuhet në njoftimin e LVV-së. /Gazeta Enigma/

Related Articles