Haki Abazi ngre dyshime për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit: Çuditërisht ndodhi në kohë fushate

Haki Abazi ngre dyshime për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit: Çuditërisht ndodhi në kohë fushate

Deputeti Haki Abazi, i cili së fundi ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka ngritur dyshime lidhur me sulmin që ndodhi të premten e javës që shkoi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Ai, në një intervistë për emisionin “Spotlight”, ka thënë se çuditërisht, ky sulm ndodhi në prag të fushatës elektorale.

“Është fatkeqësi që kjo ndodhi në fushatë elektorale. Çuditërisht. Dhe aty kishte kompani tona të cilat kanë punu”, ka thënë Abazi.

Abazi ka thënë se në të njëjtën kohë kur po ka zhvillime në veri, në Beograd po mbahen protesta për rrëzimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Po sepse gjithçka që ndodhi në veri ishte koha kur mbaheshin protestat në Beograd, të fuqishme kundër Vuçiqit.  Gjithcka që po ndodhë në veri sot, ka një ngritje të fuqishme në Novisad, me qindra mijëra njerëz janë në rrugë që po tentojnë të ndërrojnë një pushtet i cili i ngjason sim olla mollës atij të Millosheviqit. Do të thotë kemi një zgjuarje të shoqërisë civile, botës që do me ndryshu Vuçiqinn ë Serbi, në Novisad sot. Si është e mundur që të sinkronizohen kaq afër veprimet e atyre që dikur bënin trazira në veri, vënin barikada dhe tani që të bëjnë shpërthime atje”, ka deklaruar Abazi.

Ai ka përmendur edhe planin e Kryeministrit Albin Kurti për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e veturave, me të cilën thotë se tentoi të bënte popullizëm.

“Të mos harrojmë elementin e urës këtu, sepse Kurti tentoi të bëjë popullizëm me urën në veri”, ka thënë ai.

Related Articles