Për sot parashikohet të ketë reshje lokale shiu gjatë mëngjesit, ndërsa dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell (me përjashtim për ndonjë reshje të izoluar), ku më vonë pasdite, konkretisht në orët e mbrëmjes, pritet të ketë intensifikim të reshjeve të shiut, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve.
Rreth mesnatës, pritet gradualisht të kemi ardhjen e një fronti të ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit, ku pas mesnate reshjet e shiut pritet të shndërrohen në ato të borës, kryesisht në Rrafshin e Kosovës.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C. /MeteoKosova