Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në orët e vona të seancës së mbrëmshme, ka mbajtur një fjalim mirënjohës ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Një falënderim për të gjithë ju deputetë e fundit që keni qëndru në sallë stoikisht për 14 orë. Sot kemi miratu 18 ligje. Kemi votu 5 raporte”, tha Kusari-Lila.
”Ju priftë e mbara, me këtë mundemi me thanë që kemi pasë një ditë shumë të suksesshëm”, shtoi ajo.
Tutje edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, pati një vlerësim të tij.
”Faleminderit edhe administratës së Kuvendit që qëndruan deri në orët e vona me ne”.