Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video-mesazh me rastin e 25-vjetorit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Osmani e quajti Gjermaninë si partnere të pandashme të Kosovës, që e mbështeti gjithmonë vendin tonë.
“Aleanca mes Kosovës dhe Gjermanisë është një partneritet i bërë nga vlera të përbashkëta, një histori mbështetje, solidaritetit si dhe një lidhje të jashtëzakonshme mes popujve”, tha e para e vendit.
“Duke qenë ndër shtetet e para që njohu Pavarësinë tonë, keni qëndruar stoik në mbështetjen e Kosovës në integrimin ndërkombëtar, duke iu bashkuar aspiratës sonë për t’iu bashkuar familje euroatlantike”, u shpreh tutje ajo.