Malisheva dhe Feronikeli ’74 takohen në kuadër të xhiros së 16-të në Albi Mall Superligë.
Është një përballje me dy skuadrat me objektiva krejtësisht të kundërta, por si vendasit ashtu edhe mysafirët kanë nevojë për pikë.
Vendasit kërkojnë tre pikët që t’i afrohen Dritës në tabelë, derisa Feronikeli ’74 synon të shkaktojë befasi.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Velii, Pira, Prekazi, Xhaka, Veliu, Ndjigi II, Limaj, Brruti, Bunjaku, Hazrollaj, Xhylani.
Feronikeli ’74: Borsellini, Zekolli, Janku, Morina, Demiri, Avdyli, Shabani, Karagkounis, Sahiti, Hyseni, Lleshi.