I kishte mbijetuar pushkatimit të forcave serbe, vdes Maxhun Alimehaj

I kishte mbijetuar pushkatimit të forcave serbe, vdes Maxhun Alimehaj

Ka ndërruar jetë Maxhun Alimehaj nga Lybeniqi i Pejës.

Ai ishte një nga dhjetë të mbijetuarit të pushkatimit që forcat serbe i bënë ndaj 70 bashkëfshatarëve të tashmë të ndjerit, më 1 prill të 1999-ës.

Lajmin e dha Shkodran Imeraj nga Isniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ai, nga breshëria e plumbave të forcave serbe mori disa plagë, të cilave ju mbijetoj me shumë vështirësi. Maxhunin, kam pasur rast ta takoj disa herë dhe ta intervistoj si një nga të mbijetuarit e Masakrës së Lybenit të 1 prillit të vitit 1999. Dëshmia e tij, ishte vërtetë rrëqethëse dhe kjo dëshmi tashmë ka hyrë në analet e historisë sonë në librin ‘Masakrat në Lybeniq 1998-1999’”, shkruan në postim.

“Vdekja e sotshme e Maxhunit, është një humbje e madhe jo vetëm për Familjen Alimehaj, por për gjithë shoqërinë tonë, ngase nga sot është shuar edhe një dëshmi e krimeve të gjenocidit serb në Kosovë”.

“Peja vendi im”, dhe “Lybeniq – Pejë” në Facebook bënë të ditur se varrimi bëhet nesër (të hënën), në ora 14:00, në varrezat e dëshmorëve në Lybeniq. /Gazeta Enigma

Related Articles