Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim deputetin e Parlamentit Evropian i cili njëherit është edhe raportues i sapoemëruar për Kosovën, Riho Terras.
Osmani e ka uruar atë për emërimin e tij, duke shfaqur gatishmërinë për bashkëpunim të thelluar për avancimin e integrimit evropian të Kosovës.
Gjatë takimit, ajo rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për integrim në BE, duke potencuar progresin e dukshëm në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit dhe përafrimin me standardet evropiane.
“Presidentja nënvizoi përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian si synim kyç për të ardhmen e vendit. Presidentja Osmani theksoi edhe përkushtimin e Kosovës për të drejtat e njeriut, sundim të ligjit e demokraci, duke prezantuar arritjet evidente”, thuhet në komunikatën e Presidencës. /Gazeta Enigma