Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian viziton vendin ku u sulmua kanali i Ibër-Lepencit

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian viziton vendin ku u sulmua kanali i Ibër-Lepencit

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Teras, po qëndron për një vizitë tre ditore në Kosovë për t’u njohur më mirë më situatën politike dhe atë të sigurisë në vend.

Teras sot ka qëndruar edhe në Komunën e Zubin Potokut, në afërsi të vendit ku ka ndodhur sulmi me bombë në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Ai është parë nën shoqërinë e zv.komandantit të Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian është pritur dje edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Temë e këtij takimi ishte edhe sulmi i fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, që ndodhi më 29 nëntor.

“Ai ishte sulmi i tretë në tri ditë që për cak kishin institucionet e vendit. Paraprakisht target ishin Stacioni i Policisë në Zveçan dhe ndërtesa e Kuvendit të Komunës së Zveçanit. Gjithashtu, ai përbën sulmin e dytë në shkallë të madhe ndaj sigurisë kombëtare, pas sulmit paramilitar më 24 shtator 2023 në Banjskë, që për qëllim kishte aneksimin e veriut të vendit dhe ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës dhe sulmin më të madh dhe më serioz ndaj infrastrukturës kritike, që për qëllim kishte ndërprerjen apo vështirësimin e shërbimeve esenciale, si rryma, uji dhe telekomunikimi, dhe çrregullimin e jetës shoqërore, qytetare, ekonomike dhe të institucioneve”. 

“Metoda, caku, ekzekutimi i sulmit, së bashku me konfiskimin e armatimit, uniformave dhe emblemave të ushtrisë, shumica dërmuese prej të cilave të Serbisë dhe 20 tjera të Rusisë, janë indikacion i përfshirjes së aktorëve të jashtëm, teksa hetimet po vazhdojnë”, tha Kurti në takimin me Teras, sipas komunikatës qeveritare.

Related Articles