Hovenier uron Nexhmi Rexhepin për emërimin në krye të Gjykatës Kushtetueses

Hovenier uron Nexhmi Rexhepin për emërimin në krye të Gjykatës Kushtetueses

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar gjyqtarin Nexhmi Rexhepi për emërimin e tij si kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në një postim në platformën X, ambasadori Hovenier ka shprehur mirënjohjen e thellë edhe për ish-kryetaren e Gjykatës, Gresa Caka-Nimani, për lidershipin e saj në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe pozitës ndërkombëtare të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për një gjyqësor të fortë dhe të pavarur”, tha Hovenier mes tjerash.

Related Articles