Kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar këngëtaren Edona Llalloshi si kandidate për deputete për zgjedhjet e 9 shkurtit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kurti tha se Llalloshi “është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe” dhe se “me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës”.
“Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë. Mirësevjen, Edonë!”, shkroi Kurti në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma