Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka udhëtuar për Jordani.
Kjo pasi atje ai do të mbaj takime urgjente pas rënies së qeverisë siriane.
Siç bëhet e ditur, ai do të takohet me ministrin e Jashtëm jordanez, Ayman Safadi, dhe mbretin Abdullah.
Blinkeni planifikon të diskutojë për mbështetjen e SHBA-së për një tranzicion gjithëpërfshirës dhe qeveri të përgjegjshme në Siri.
Ai të martën u zotua se SHBA-ja do ta njohë dhe mbështesë qeverinë e re siriane që është zgjedhur nga populli sirian derisa ka bërë thirrje të gjitha shteteve që të mbështesin proces transparent dhe gjithëpërfshirës dhe të përmbahen nga ndikimi në Siri. /Gazeta Enigma