Osmani në Washington: Bashkëpunim me kongresistin Sessions për paqen dhe sigurinë

Osmani në Washington: Bashkëpunim me kongresistin Sessions për paqen dhe sigurinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim të frytshëm në Washington me kongresistin republikan Pete Sessions, duke vlerësuar diskutimet si shumë pozitive.

“Pas takimit të para disa muajve më parë në Teksas me kongresistin republikan Pete Sessions, vijuam me një takim e diskutim shumë të mirë edhe në Washington D.C”, tha Osmani, shkruan Gazeta Enigma.

Osmani ka thënë se Sessions është mik i shqiptarëve dhe jo vetëm dhe ka shtuar se ai ka konfirmuar përkushtimin e plotë për bashkëpunim të rregullt në dobi të paqes e sigurisë së shtuar, gjithnjë duke luftuar e parandaluar përpjekjet e akterëve malinj për më shumë kaos dhe jostabilitet

“Kongresisti Sessions, një mik i shqiptarëve në Teksas e jo vetëm, konfirmoi përkushtimin e plotë për bashkëpunim të rregullt në dobi të paqes e sigurisë së shtuar, gjithnjë duke luftuar e parandaluar përpjekjet e akterëve malinj për më shumë kaos dhe jostabilitet.”/GazetaEnigma/

Related Articles