Abdixhiku: Për tri vjet do t’i përfundojmë magjistralet dhe autostradat

Abdixhiku: Për tri vjet do t’i përfundojmë magjistralet dhe autostradat

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, tha se në planin qeverisës së tij brenda tri vjetësh do të përfundojnë të gjitha rrugët, magjistralet e autostradat,  që sipas tij, kanë nisur nëpër dekada në Kosovë.

I pari i LDK-së tha se puna në infrastrukturë “nuk kërkon qëndrim në zyrë e aq më pak fjalë”, por nënkupton “dalje në terren, bërjen e afateve, mbikëqyrjen e punëve e realizimin e afateve të rregullta kohore”.

“Fjalën e kam për autostradën Prishtinë – Gjilan, për autostradën e Pejës, për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Podujevë e Dollc-Gjakovë”.

“Po ashtu në planin tonë e kemi edhe ndërtimin e unazës së kryeqytetit, një projekt i madh prej 250 milionë eurove që do ta transformojë rrënjësisht jo vetëm qarkullimin brenda në qytet, por edhe lidhjen e Prishtinës me secilin qytet tjetër të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Më tej, ai tha se unaza e kryeqytetit nuk bëhet me fonde të komunave, por sipas tij, bëhet me ndihmë shtetërore dhe këtë ndihmë, tha ai, pas 9 shkurtit Prishtina do ta ketë.

Related Articles