Ballkani dhe Llapi synojnë t’i kthehen fitore, formacionet zyrtare

Ballkani dhe Llapi synojnë t’i kthehen fitore, formacionet zyrtare

Ballkani dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Therandasit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit”, me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Orges Shehut vjen në këtë ndeshje me një formë jo të mirë me tri ndeshje pa fitore dhe synon tri pikët për të qenë në hap me kreun.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës nuk di për fitore në nëntë ndeshjet e fundit dhe imperativi i vetëm janë tri pikët për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Ballkani: Koliçi; Smajli, Jashanica, Thaqi, Ismajlgeci; Emërllahu, Abedini; Hamidi, Da Silva, Kryeziu; Tolaj;

Llapi: Laroshi; Emini, Rama, Namani, Blakçori; Ramadani, Musolli, Ahmeti; Hasani, Baftiu, Almazbekov;

Related Articles