Gjilani – Drita sot janë takuar në kuadër të xhiros së 17-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, raporton Gazeta “Enigma”.
Të parët që rrezikuan ishin mysafirët, kur Armend Thaqi nga gjuajtja e lirë goditi shtyllën.
Drita iu kundërpërgjigj me Blerim Krasniqin që goditi fuqishëm, por pa sukses.
45 minutat e para u mbyllën me rezultatin baras 0-0.