Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mblidhet me fillim nga ora 11:00, raporton Gazeta Enigma.
Ndër pikat në rendin e ditës është edhe organizimi i seancës së përbashkët parlamentare Kosovë-Shqipër, e cila do mbahet në Kosovë.
Mbledhja e përbashkët mes dy kuvendeve do të mbahet më 20 dhjetor.
Ajo do të zhvillohet në sallën e seancave plenare të parlamentit të Kosovës.