Reagon Matoshi për foton ku shihet në gjumë, akuzon opozitën që e fotografun dhe ia dërguan portaleve

Reagon Matoshi për foton ku shihet në gjumë, akuzon opozitën që e fotografun dhe ia dërguan portaleve

Aktorja dhe deputetja e njohur, Adriana Matoshi, është fotografuar duke fjetur gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Duke e marrë afër zemrës një moment çlodhjeje që rastësisht përfundoi në një fotografi të shkrepur nga dikush, Matoshi ka bërë një reagim publik, duke hedhur dyshime mbi burimin dhe publikimin e këtij imazhi.

Matoshi ka publikuar në InstaStory një shkrim, përmes së cilës i ka fajësuar kolegët e opozitës që ia bënë fotografitë, e cila më pas përfundoi në duart e portaleve.

“Të nderuar ndjekës të mi! Kolegët e opozitës nga krahu im i djathtë më shumë merren me mua se me problemet që i kanë shkaktuar vendit! Kanë kohë të bëjnë fotografi, kanë kohë të më shtantazhojnë por kurrë kohë nuk patën të punojnë për të rregulluar diçka për vendin tonë! Edhe e kam kuptuar që janë shumë të lidhura me disa portale e luftojnë për klikime e pastaj paratë i ndajnë bashkë! Ata kan qejf pak edhe me qenë pak IN, por kurrëqysh nuk kanë dhezur që sa vjet”, ka shkruar Adriana Matoshi në InsatStory.

Ndërkohë, e njëjta e ripublikoi gjatë ditës fotografinë ku ajo shihej në gjumë, teksa e shoqëroi me mbishkrimin: “Kur opozita fol e ti e dëgjon zemrën duke e ngushtuar, e koka duke të të dhembur”, ka shkruar ajo.

Related Articles