Xuxi ka dhënë një rrëfim prekës mbi vështirësitë që ka pasë në jetë.
“E kam pasë fatin për një fëmijëri të bukur, nuk më ka munguar asgjë”, u shpreh fillimisht Xuxi.
Ai ka folur edhe për migrimin në Gjermani, dhe sfidat që ka pasur atje të jetojë i vetëm.
“Nëna është shumë e shenjtë, gjithmonë më dhembë që nuk kam qenë aty. Rastësisht ka ndodhur njohja me ish gruan në Gjermani, jemi martuar 1992 dhe Kjara vajza ime lind, pasi lindi Kjara, raporti mes ish gruan ndryshuan rrënjësisht, e kam lënë vajën tre muajshe”, vazhdoi Xuxi.
“Kur më kanë kthyer nuk kam mundur të shkel në atë shtet për 10 vite, më është dashtë të pres 29 vite për të takuar Kjarën”.